TË FUNDIT

Numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Kongo tejkaloi 11 mijë

Numri i rasteve të konfirmuara të të infektuarve me virusin ebola në Republikën Demokratike Kongo tejkaloi 11 mijë, tregojnë të dhënat dje të publikuara qeveritare.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti 11.042, ndërsa kanë vdekur 5.387 persona, tregojnë të dhënat. Epidemia e shkaktuar nga varianti i rrallë Bundibuxho të virusit ebola, është shpallur nga mesi i majit. Për këtë lloj të virusit nuk është shpallur terapi efikase, as vaksinë.

Bëhet fjalë për epideminë e dytë më të madhe të ebolës në histori, pas epidemis në Afrikën Perëndimore në periudhën 2014-2016, kur janë infektuar mbi 28.600 perspona, ndërsa jetën e kanë humbur më shumë 11.000.

Sëmundja tashmë u regjistrua në Afrikën Lindore, Qendrore dhe Perëndimore dhe ka përfshirjen më të madhe gjeografike në kontinentin afrikan deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *