Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte
Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë borxhe milionëshe, të rritë mbledhjen e taksave në 70% si dhe të realizojë projekte infrastrukturore.
“Qytetarët duhet ta dinë se arritëm të shlyejmë borxhe të vjetra në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, borxhe që e çuan komunën në prag të falimentimit. Vazhduam me projektet infrastrukturore, shumica e të cilave janë në fazën përfundimtare. Po flasim për projektet në rrugën e ndryshimeve, pra rruga “Kolektorska”, rruga Turistike, rruga për në kampin AS, si dhe zëvendësimi i tubave të azbestit, i cili është drejt përfundimit".
"Të gjitha këto projekte janë zbatuar në rreth 80 përqind”, deklaroi Mendi Qyra, kryetar i Komunës Strugë.
Por banorët e Strugës kanë mendime të ndara lidhur me punën e deritanishme të Mendi Qyrës.
“Shpresoj që gjërat po ecin në drejtimin e duhur….Qëllimi duhet të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve, lehtësimi i procedurave administrative dhe çështjeve që lidhen me administratën komunale”, tha një qytetar.
