IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës. Andaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta zgjasë afatin e konsultimit publik për të paktën 30 ditë kalendarike, të sigurojë shqyrtim substancial të komenteve dhe të organizojë diskutime gjithëpërfshirëse me profesionistët dhe institucionet relevante.
Sipas IKD-së, MD-ja publikoi dokumentin për konsultim publik më 27 tetor 2026, duke caktuar 16 nëntorin 2026 si afat përfundimtar për dorëzimin e komenteve, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Kështu, për një nga aktet më të rëndësishme dhe më voluminoze të sistemit juridik të Kosovës, janë lënë në dispozicion vetëm 15 ditë pune për konsultim publik”, thuhet në reagim.
Sipas IKD-së, për nga rëndësia, përmbajtja dhe vëllimi, Projektkodi Civil nuk mund të trajtohet njësoj sikurse projektaktet e zakonshme
“Shqyrtimi i tij kërkon analizë të thelluar juridike, krahasim me legjislacionin ekzistues, standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe vlerësim të pasojave praktike që dispozitat e propozuara do të prodhojnë për qytetarët dhe institucionet ”, thekson IKD.
Bazuar në këto, IKD vlerëson se afati i përcaktuar nga MD është objektivisht i pamjaftueshëm për një konsultim cilësor dhe gjithëpërfshirës.
“IKD mbështet nevojën për miratimin sa më të shpejtë të Kodit Civil, përfshirë përmbushjen e obligimeve që burojnë nga Agjenda e Reformave. Megjithatë, afatet e përcaktuara në programet qeveritare apo në angazhimet ndërkombëtare nuk duhet të shërbejnë si arsyetim për kufizimin e konsultimeve publike dhe cenimin e cilësisë së legjislacionit. Miratimi i nxituar i një kodi të kësaj rëndësie mund të prodhojë dispozita të paqarta, kundërthënëse dhe probleme afatgjata në zbatimin e tyre” , thuhet në reagim.
Njëkohësisht, IKD i kërkon Qeverisë që ta harmonizojë programin legjislativ me procedurat e detyrueshme dhe të rishqyrtojë kufizimin prej 30 ditësh për konsultimin e akteve veçanërisht komplekse.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës. Ministria e Drejtësisë (MD) ka publikuar këtë dokument për konsultim publik më 27 tetor 2026, duke caktuar 16 nëntorin 2026 si afat përfundimtar për dorëzimin e komenteve. Kështu, për një nga aktet më të rëndësishme dhe më voluminoze të sistemit juridik të Kosovës, janë lënë në dispozicion vetëm 15 ditë pune për konsultim publik.
Projektkodi Civil përmban gjithsej 1,630 nene dhe synon të rregullojë pothuajse të gjitha marrëdhëniet themelore juridike civile, përfshirë marrëdhëniet e detyrimeve, pronësinë, familjen dhe trashëgiminë. Për nga rëndësia, përmbajtja dhe vëllimi, ky dokument nuk mund të trajtohet njësoj sikurse projektaktet e zakonshme. Shqyrtimi i tij kërkon analizë të thelluar juridike, krahasim me legjislacionin ekzistues, standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe vlerësim të pasojave praktike që dispozitat e propozuara do të prodhojnë për qytetarët dhe institucionet.
IKD vlerëson se afati i përcaktuar nga MD është objektivisht i pamjaftueshëm për një konsultim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të pritet që profesionistët juridikë, institucionet e drejtësisë, universitetet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e tjera të interesit të analizojnë në mënyrë substanciale 1,630 nene brenda një afati kaq të shkurtër.
Sipas nenit 51, paragrafi 2, nënparagrafi 2.2, të Rregullores (QRK) nr. 17/2024 të Punës së Qeverisë, për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, afati për dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 30 ditë kalendarike. Për më tepër, neni 52, paragrafi 1.1, i kësaj rregulloreje i mundëson organit propozues zgjatjen e afatit apo ripwrswritjen e konsultimit publik kur natyra e materialit kërkon kohë më të gjatë për konsultim. Projektkodi Civil padyshim përmbush kriteret e një akti veçanërisht kompleks dhe të rëndësishëm. Për këtë arsye, IKD i kërkon MD-së që ta zgjasë afatin e konsultimit publik në të paktën 30 ditë kalendarike.
Megjithatë, IKD vlerëson se edhe afati prej 30 ditësh kalendarike është i pamjaftueshëm për konsultimin e mirëfilltë të një kodi me 1,630 nene. Në këtë drejtim, shqetësuese është se Rregullorja aktuale ka shënuar regres në raport me standardin e mëparshëm. Konkretisht, neni 9, paragrafi 1.2, i Rregullores (QRK) nr. 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, parashihte mundësinë e zgjatjes së konsultimit deri në 60 ditë kalendarike për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme. Me Rregulloren e vitit 2024, kjo mundësi është përgjysmuar në vetëm 30 ditë kalendarike. Një kufizim i tillë nuk i shërben përfshirjes substanciale të publikut, veçanërisht gjatë hartimit të legjislacionit kompleks.
IKD konsideron se kjo situatë është edhe pasojë e mungesës së planifikimit të mirëfilltë legjislativ. Ministria e Drejtësisë ka pasur mundësi që, përmes një planifikimi më të mirë, ta publikojë më herët Projektkodin Civil dhe të sigurojë kohë të mjaftueshme për konsultim. Vonesat në planifikimin dhe publikimin e dokumentit nuk duhet të kompensohen duke ua kufizuar kohën qytetarëve dhe palëve të interesit për dhënien e komenteve, kufizim ky qw ndikon direkt nw cilwsinw e Projektkodit Civil.
Për më tepër, shqetësuese është mospërputhja ndërmjet Programit të Projektligjeve të Qeverisë dhe afatit të konsultimit publik. Në programin e miratuar më 6 tetor 2026, Qeveria ka përcaktuar 15 nëntorin si afat për Projektkodin Civil, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë e ka hapur konsultimin publik deri më 16 nëntor. Është e pakuptimtë që të planifikohet procedimi i një akti përpara përfundimit të konsultimit të tij publik.
IKD i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil në të paktën 30 ditë kalendarike, të sigurojë shqyrtim substancial të komenteve dhe të organizojë diskutime gjithëpërfshirëse me profesionistët dhe institucionet relevante. Njëkohësisht, IKD i kërkon Qeverisë që ta harmonizojë programin legjislativ me procedurat e detyrueshme dhe të rishqyrtojë kufizimin prej 30 ditësh për konsultimin e akteve veçanërisht komplekse.
Kosova ka nevojë për Kodin Civil, por mbi të gjitha ka nevojë për një Kod Civil cilësor, të harmonizuar dhe të zbatueshëm. Cilësia e një reforme kaq të rëndësishme nuk duhet të sakrifikohet për përmbushjen e afateve të përcaktuara nga vetë Qeveria“.
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të. Protesta, e organizuar nga Sindikata e Re – KEK,…
Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë tjetër, pas shqyrtimit të nominimeve të kandidatëve nga Komisioni i…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, duke e cilësuar atë si më të lartin…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest personal të nxitur nga egoja dhe pakënaqësia. Ai përmendi ndërhyrjen në Kosovë dhe…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe studentë nga Lista Studentore që po e merr pushtetin në Serbi, të cilët këto ditë ishin në…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është shtet i pavarur Në bashkëbisedim me studentët e Paris School of International Affairs (PSIA), duke folur për normalizimin e…
Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shërbejnë si mundësi për ta rikthyer besimin e partnerëve evropianë dhe për t’i dhënë shtysë…
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve. Kështu ka njoftuar kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, njëherësh deputet i Kuvendit të…
Familja e doktor Adem Ademit, pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, ka vendosur që rivarrimi i tij të bëhet më 28 Nëntor, pas 27 vjetësh pritjeje për zbardhjen e fatit të tij. Lajmin e bëri të ditur…
Shkrimtari dhe sociologu serb Stefan Simiq, një nga autorët më të ndjekur në rrjetet sociale në rajon, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve antishqiptare që dëgjohen në protestat kundër Aleksandar Vuçiqit. "Vuçiqi nuk…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.S., për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Sipas njoftimit për media në këtë takim është…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, kolonel Zoltan Vekerdi. Në…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., për sulmin e 29 majit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza…
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj organizatorëve të protestave që u bën gjatë muajit shtator dhe tetor ku me ngulm kërkohej miratimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Haradinaj pati…
Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix. Në një postim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit kanë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale në Hagë. Aty ku u dënuan katër…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Abdixhiku ka thënë…
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një grua të dyshuar për vjedhje. Në një njoftim për media, forcat e rendit kanë thënë se sipas dyshimeve të…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka cilësuar provokim të rëndë vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë, duke kërkuar sqarime nga institucionet për mënyrën e hyrjes së tyre…
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sërish ka kritikuar ekzekutivin e vendit sa i përket deklaratave rreth punësimit të mjekëve që janë kthyer për të punuar në Kosovë. Ish-ministri i Shëndetësisë ka akuzuar qeveritarët…
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vazhduar mbledhjen me raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë dhe Projektligjin për Rregullatorin e…
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, krahas dënimit të kriminelëve të luftës, është jetike të sigurohet trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave të dhunës seksuale. Gjatë pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last:…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Së bashku…
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të organizimit të Lojërave Olimpike Paris 2024. Në…
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një vizitë në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W), në kuadër të zonës së përgjegjësisë së saj. Gjatë vizitës, komandanti i…
Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pas evidentimit të rasteve të mashtrimit përmes linqeve të rreme që synojnë marrjen e të dhënave…
Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. Sipas KDI-së, kjo situatë po cenon…
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër. Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes në Paris, së bashku me Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të…
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, ka kërkuar nga organet e Prokurorisë që të hetojnë pretendimet për parregullsi dhe paligjshmëri në Autoritetin e Konkurrencës, ndërsa ka paralajmëruar edhe inicimin e procedurave për…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas ndryshimeve të vërejtura në hapësirën e Presidencës, ku nga vendi ku ishte ekspozuar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është larguar ky dokument,…
Rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina janë ndaluar të vendosen në tregun e Kosovës, pasi nuk plotësonin standardet e sigurisë. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me…
Mes polemikave, përplasjeve dhe akuzave ndërmjet deputetëve, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vendosur të largojë nga rendi i ditës raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të…
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Nënkryetari i këtij komisioni, Fadil Hadërgjonaj, ka…
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati i Popullit në raportin për cilësinë e ajrit në Republikën e Kosovës nga perspektiva e të…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet në orën 13:00. Ftesa për seancë është dërguar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se rritja e kostos së jetesës po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve. Në një…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në mënyrë që pension të përfitojnë edhe qytetarët që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute para vitit 1999, por…
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë ngritur shqetësimin për përfundimin e mandatit të procesit të…
Avokatja e familjes së Diana Kastratit, Miranda Haxhiu dhe babai i saj, Gëzim Kastrati, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së 27-vjeçares dhe vënien e drejtësisë në vend, pas nisjes së procesit gjyqësor ndaj të akuzuarit Adnan…
Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor, pasi avokati mbrojtës, Haxhi Millaku, ka kërkuar kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës…
Ushtarët e kompanisë hungareze në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime për përballimin e kërcënimeve me mjete ndezëse të improvizuara, përfshirë koktej molotovi. Sipas njoftimit të KFOR-it,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati. Seanca po zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, i cili ndodhet në arrati…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë e mbi 350 pjesëmarrësve nga 32 shtete të botës, të cilët…
Kryeministri Albin Kurti u prit në Paris nga kryetari i Senatit francez, Gérard Larcher. Takimi u zhvillua pak para fillimit të Forumit të Paqes. Kurti e falënderoi Francën për rolin në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe…
Hoti me përfaqësues të LIVCZHK, flasin për sfidat e kategorive të dala nga lufta
Çanak paralajmëron befasi: Çfarë pritet nga Lista Studentore ndaj Kosovës?
Vetëvendosje pritet të dorëzoj materiale në Prokurorinë Speciale
Tragjedia në Giza, Konjufca solidarizohet me popullin e Egjiptit
Si Edi Rama i keqpërdor “kosovarët” për llogari të pushtetit të tij?!
Lufta në Ukrainë dhe rreziku për sigurinë e Evropës
Largimi i portretit të Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës, akt i turpshëm
Presidentët janë të barabartë në protokoll, historia i vlerëson në mënyrën e saj
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Dizajneri i njohur Olivier Rousteing i ka dhënë Kim Kardashian liri të plotë për të eksploruar arkivat e…
Heidi Baci ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot stil. E veshur me një fustan të zi, të kombinuar…
