TË FUNDIT

“Pë 30 minuta, avokati i Thaçit shkatërroi komplet punën 15-vjeçare të prokurorëve, serbëve e rusëve”

“Pë 30 minuta, avokati i Thaçit shkatërroi komplet punën 15-vjeçare të prokurorëve, serbëve e rusëve”

Gazetari dhe analisti i njohur Berat Buzhala ka reaguar në lidhje me gjykimin që po mbahet ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Buzhala tha se si argumente kundër Hashim Thaçit po i përdor rastet e sulmit kundër rektorit siç e quajti ai fashist, Papovi­ç dhe kundër stacioneve policore serbe, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër sipas Buzhalës, si argumente pro Thaçit, avokati i tij i citon deklaratat e Albright, Clark dhe amerikanëve.

Buzhala e quajti këtë si një kontrast të madh duke thënë se “Jemi tuj jetu në dy universe paralele”.

Madje sipas tij, për 30 minuta, avokati i Thaçit “shkatërroi” komplet punën 15 vjeçare të prokurorëve, serbëve e rusëve.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Per 30 minuta avokati i Thacit e shkaterroi komplet punen 15 vjecare te prokuroreve, serbeve dhe ruseve.

Dokumentari i BBC’se, libri i Hill, intervista e Albright, citati i Biden, intervista e Remi, intervista e Syles, i qiten kapak struktures komanduese te UCK’se.

“Do te te vrasim nese e nenshkruan Rambujen”, i thane komandantet Thacit.

Ndalne kete farse aman. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *