Qeveria ekzekuton pagat për 500 punëtorët e angazhuar nga “Superpuna”
Qeveria ekzekuton pagat për 500 punëtorët e angazhuar nga “Superpuna”
Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes projektit të njohur tashmë si “Superpuna”.
Nga “Superpuna” është bërë e ditur se ekzekutimi i pagesave për 500 punëtorët është bërë në kuadër të muajit shkurt.
Po ashtu është theksuar se bizneset të cilat angazhojnë punëtorë përmes kësaj platform duhet të kalojnë verifikimet e ndryshme përmes Agjencisë Tatimore të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Nga Qeveria e Kosovës Ky projekt i Qeverisë së Kosovës parasheh që të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë për punë me ç’rast Qeveria e Republikës së Kosovës si ndërmjetëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve deri në lartësinë e pagës minimale 264 euro.
Njoftimi i plotë:
superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes superpuna gjatë muajit shkurt.
Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.
Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars
, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill.
Për bizneset
dhe punëkërkuesit
e interesuar, regjistrimi në superpuna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net
./Lajmi.net/