TË FUNDIT

Anakronizmi i Tranzicionit: Shqipëria dhe Kosova midis Iluzionit të Kapitalizmit dhe Realitetit Patronazhist

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive neo-liberale të tregut të lirë. Megjithatë, një analizë rigorous e historiografisë dhe sociologjisë politike zbulon një të vërtetë krejt ndryshe: të dyja shoqëritë vuajnë nga një ngërç strukturor, ku institucionet moderne kapitaliste janë mbivendosur mekanikisht mbi një terren thellësisht të dominuar nga trashëgimia e feudalizmit të vone otoman, analfabetizmi funksional dhe strukturat fisnore të patronazhit. Për të kuptuar krizat tona, duhet të kuptojmë se si Shqipëria dhe Kosova e anashkaluan fazën e kapitalizmit industrial klasik, duke kërcyer direkt nga feudalizmi në totalitarizëm, dhe së fundmi në një tranzicion të papërfunduar.

Në Shqipërinë e prag-Luftës së Dytë Botërore, narrativat marksiste të mëvonshme — por edhe ato neo-liberale të sotme — projektuan ekzistencën e një "borgjezie dhe proletariati" që shkencërisht nuk ekzistonte. Vendi ishte shoqëria më analfabete në Evropë (mbi 85%), ku marrëdhëniet e prodhimit kontrolloheshin nga një grusht çifligarësh dhe bejlerësh. Kur regjimi komunist mori pushtetin në vitin 1944, ai nuk përmbysi kapitalizmin, por një strukturë pothuajse feudale agrare, duke aplikuar një industrializim të sforcuar shtetëror mbi një popullatë që kodet e besnikërisë i kishte tradicionale dhe organike, jo klasore. Pas vitit 1991, ky vakum institucional u mbush nga i ashtuquajturi kapitalizëm, por pa kapitalistë. Pa një traditë të pronës private të mbrojtur nga ligji dhe me një analfabetizëm të ri funksional (mungesë të mendimit kritik), tregu i lirë u degjenerua në skema piramidale dhe më pas në një sistem partitokracie, ku partitë politike funksionojnë si çifligje moderne. Kryetari i partisë sot sillet si feudali i djeshëm: ai nuk konkurron me ide, por ndan "toka dhe taksa" (vende pune në administratë dhe tendera) për bujqit e tij modernë (votuesit).

Kosova, nga ana tjetër, ndonëse ndan të njëjtën matricë kulturore, zhvilloi një dinamikë specifike për shkak të shtypjes sistematike etnike nën Jugosllavi. Deri në mesin e shekullit XX, popullsia shqiptare u mbajt qëllimisht në nivele ekstreme të prapambetjes ekonomike dhe arsimore nga regjimet e Beogradit. Në mungesë të një shteti apo tregu që i gjeneronte siguri, struktura sociale e Kosovës u tërhoq drejt vetëmbrojtjes: kooperativës familjare rurale (bashkësisë së madhe gjakësore). Ky organizim gjysmë-feudal dhe patriarkal shërbeu si një mekanizëm gjenial mbijetese, larg logjikës së individualizmit kapitalist. Edhe lëvizjet ilegale të majta apo ato kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX nuk lindën nga kontradiktat e tregjeve financiare, por si reagim ekzistencial ndaj kolonizimit dhe pabarazisë etnike. Kur Kosova u çlirua dhe shpalli pavarësinë, ajo u përball me të njëjtin paradoks: adoptimin e rregullave neo-liberale të privatizimit nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, por mbi një shoqëri ku lidhjet e gjakut, klaneve dhe patronazhit rajonal mbeteshin më të fuqishme se sa institucionet formale të shtetit të së drejtës.

Krahasimi shkencor midis të dyja rasteve zbulon se as Shqipëria dhe as Kosova nuk vuajnë nga "sëmundjet" e kapitalizmit të zhvilluar, por nga mungesa e tij e mirëfilltë. Pa pasur një ndërlidhje organike sociopolitike midis qytetarit dhe shtetit, ku institucionet zëvendësojnë individin e fortë, të dyja shoqëritë mbeten të ndërvarura në tranzicion. Analfabetizmi funksional i masave, i kombinuar me varfërinë ekonomike, i lejon elitave të reja (që janë thjesht pasardhëse të mentalitetit të vjetër oligarkik) të manipulojnë narrativat publike. Pra është e qartë: për sa kohë që strukturat politike funksionojnë mbi parimet e vasalitetit dhe ndarjes së plaçkës publike, analizat që fajësojnë vetëm "globalizmin" apo "kapitalizmin e egër" janë thjesht një tjetër sajim anakronik që fsheh dështimin tonë për të ndërtuar një shtet modern të qytetarëve të lirë dhe të shkolluar.

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…

Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…

Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…

Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…

Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…

Ekonomia joformale vazhdon të jetë një nga sfidat serioze të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit institucional në Kosovë. Ajo nuk paraqet vetëm shmangie të obligimeve tatimore, por edhe një padrejtësi ndaj bizneseve që veprojnë në…

Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vite me radhë kjo parti erdhi duke rënë nga veprime jokorrekte dhe jorugoviste, siç është bërë zakon të…

Rënia e Aleksandër Vuçiqit dhe fitorja e Listës Studentore në Serbi kanë krijuar ndjesinë se diçka po lëviz në rajon. Kjo ndjesi nuk duhet të kthehet në nxitim. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, sipas së cilës Qeveria e…

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta shndërrojnë pakënaqësinë me funksionimin e shtetit dhe ngecjen evropiane në kërkesa të qarta institucionale. Deklaratat për barazi fitojnë peshë kur shoqërohen me propozime ligjore,…

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…

Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në…

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, të karakterizuara nga rritja e pakënaqësisë qytetare, mobilizimi studentor dhe përhapja e protestave…

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës zgjodhën të dielën përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH). Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën…

1. Kur një debat në Harvard bëhet alarm për institucionet shqiptare Më 29 tetor 2026, në Universitetin e Harvardit, një prej qendrave më të njohura akademike të botës, u zhvillua një debat mbi Dhomat e Specializuara të…

Një Evropë që duhet të dëshmojë se vlerat e saj vlejnë njësoj për të gjithë Procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk mund të trajtohet si çështje dytësore e politikës së zgjerimit të…

Në të njëjtat orë kur bulevardi i Tiranës mbulohej me gaz lotsjellës, u bë publike një letër e prokurorisë speciale që mund të peshojë më shumë se çdo molotov. SPAK-u ka regjistruar një procedim penal për…

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2025 nxjerrin në pah një nga sfidat më serioze sociale, ekonomike dhe demografike me të cilat përballet Evropa: përqindjen e të rinjve të moshës 15–29…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën "Fol me Kryeministrin", që sipas tij është një hapësirë komunikimi e drejtpërdrejtë, fillimisht për studentët, por e hapur për çdo qytetar. Sipas Agjencisë Telegrafike…

Të mërkurën, më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian ka publikuar raportin e tij për nivelin e demokracisë dhe zhvillimet politike e ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor. Duke lexuar pjesën për Shqipërinë dhe atë për…

Prej disa javësh, Ballkani flet për Serbinë pas Vuçiqit. Fitorja e Listës Studentore dhe humbja e partisë që e sundoi vendin për më shumë se një dekadë kanë sjellë shpresë në Bruksel. Kanë sjellë edhe pritje…

Deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për ekzistencën e të ashtuquajturave “qytete nëntokësore të raketave” dëshmojnë se Teherani po përpiqet të forcojë strategjinë e mbijetesës…

Nesër, të dielën më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë të drejtë të zgjedhin Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucionin që për katër vitet e ardhshme do të…

Ndërsa grupi punues për strategjinë e apelit të katërshes heshti pas takimit të sotëm, mbetet një pyetje që shkon përtej një mbledhjeje të vetme: sa e fshehtë mund të jetë një strategji që do t’i…

Shqipëria nuk rrezikohet vetëm nga ata që e vjedhin, e varfërojnë apo e keqqeverisin. Ajo rrezikohet edhe nga ata që e duartrokasin shkatërrimin e saj, duke e ngatërruar interesin e pushtetit me interesin kombëtar. Ka diçka thellësisht…

Sa herë që mendoj për Shqipërinë, shpesh i bëj vetes të njëjtën pyetje: Çfarë ka ndodhur me vendin për të cilin dikur besonim se kishte një të ardhme? Ecni nëpër rrugët e Tiranës dhe hidhni sytë…

Çdo 8 nëntor, enveristët e moçëm, deri në frymën e fundit, dhe “të rilindur” gjatë këtyre mbi 13 viteve të qeverisjes nga Edi Rama, hapur e gjysmë fshehtazi, festojnë 85-vjetorin e krijimit apo të pjelljes së…

Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…

Armiqtë e kombit tonë nuk godasin gjithmonë me plumba, që lënë gjurmë gjaku në fushëbetejë. Sot, beteja më e rrezikshme zhvillohet në heshtje, brenda mureve tona. Përmes strategjive hibride, ata-armiqtë…

Në Ballkan, mesazhet e diplomatëve amerikanë shpesh lexohen si protokoll: një video e shkurtër, falënderime, premtime për bashkëpunim. Videomesazhi i ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, nuk duhet lexuar kështu. Ai…

Kur zbërthejmë anatominë e rrënimit shoqëror dhe politik në trojet tona, pyetja më e dhimbshme që shtrohet është ajo mbi shkaqet e brendshme psikologjike dhe historike: Pse populli ynë, pas aq shumë shekujsh vuajtjeje, bie sërish…

Marrëveshja politike e prillit 2008 dhe ndryshimet kushtetuese e zgjedhore që pasuan shënuan një kthesë të rëndësishme në mënyrën e organizimit të përfaqësimit politik në Shqipëri. Kalimi te sistemi zgjedhor…

Në katër ditë, nga 3 deri më 6 nëntor, Policia e Shtetit në Shqipëri u ka vendosur 95 gjoba protestuesve, shumica për bllokim rruge. Nesër, të shtunën, opozita ka thirrur protestë kombëtare. Paketa që qeveria Rama miratoi më…

Deputetët shqiptarë kërkojnë njohjen dhe dënimin institucional të krimeve ndaj shqiptarëve Dorëzimi në Kuvendin e Malit të Zi i Propozim-Rezolutës për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve…

Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85 mijë vende pune duhet të shndërrohet në debat për politika ekonomike, migrim qarkullues dhe zhvillim kombëtar. Debati i fundit ndërmjet deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe kryeministrit…

Presidenti Donald Trump ka propozuar prej muajsh një ligj të quajtur “No Invasion of Our Country Act” (Akti i Jo-Invazionit të Vendit Tonë), me të cilin synon ta bëjë “ligjërisht të pamundur” që presidentët e…

Lajmi se Akademia Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" në Shkup nuk ka pranuar këtë vit asnjë kadet shqiptar ka ndezur një përplasje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e njohin mirë. BDI-ja fajëson VLEN-in dhe…

Gjykata Speciale në Hagë duhet ta përfundojë mandatin e saj, ndërsa Kosova duhet të dëshmojë se ka vullnetin, kapacitetin dhe guximin institucional për ta ushtruar drejtësinë brenda vendit. Çështja e Gjykatës Speciale nuk…

Në pak javë, dy partitë që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës, LDK dhe PDK, janë futur njëkohësisht në krizë udhëheqjeje. Mund të duket si punë e brendshme e tyre. Nuk është. Në LDK, tre deputetë…

Nuk kam lexuar asnjëherë dhe nuk kam dëgjuar kurrë që një shqiptar jashtë Shqipërisë ta urrejë Shqipërinë apo ta quajë shtetin shqiptar narkoshtet. Ndoshta ka edhe ndonjë të tillë. Nuk e përjashtoj. Ben Blushi…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka hedhur sërish publikisht idenë e një fronti të përbashkët opozitar. Në një intervistë televizive të enjten mbrëma, ai ftoi me emër drejtuesit e tri partive më të reja…

Ligji që u premtoi shpëtim ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë rrezikon tani ta kthejë Kosovën pas në rrugën drejt BE-së, pa u dhënë atyre atë që premtoi. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos,…

Çfarë është një shoqëri e drejtë? Sa larg mund të shkojë shteti? Kur është legjitim një ligj? Filozofia politike ngre pyetjet më themelore në lidhje me bashkëjetesën, pushtetin dhe lirinë. Është…

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i përbërë prej 111 faqesh dhe i publikuar më 4 nëntor 2026, paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes politike, juridike, ekonomike dhe institucionale të…

Rama kundër të gjithëve, të gjithë kundër njëri-tjetrit

Shqipëria mes SPAK-ut dhe molotovit: drejtësia duhet të flasë e para

Të rinjtë jashtë arsimit dhe tregut të punës: Një alarm social dhe ekonomik për Shqipërinë

BE-ja nuk mund ta shpërblejë Beogradin dhe ta mbajë Prishtinën në pritje!

Si Edi Rama i keqpërdor “kosovarët” për llogari të pushtetit të tij?!

Lufta në Ukrainë dhe rreziku për sigurinë e Evropës

Largimi i portretit të Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës, akt i turpshëm

Presidentët janë të barabartë në protokoll, historia i vlerëson në mënyrën e saj

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Dizajneri i njohur Olivier Rousteing i ka dhënë Kim Kardashian liri të plotë për të eksploruar arkivat e…

Heidi Baci ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot stil. E veshur me një fustan të zi, të kombinuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *