TË FUNDIT

Trump: Nuk dua të shkoj në ferr, shpresoj të shkoj në parajsë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”. I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr.

“Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, ka deklaruar Trumpi.

Ai ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë, për të cilët shpesh ka deklaruar se i urren dhe se nuk ua dëshiron të mirën.

Kur Ross Douthat e pyet nëse për të hyrë në parajsë duhet të ndjejë dashuri dhe falje për ata për të cilët ka shprehur urrejtje, Trumpi deklaron se do të ishte jo i sinqertë nëse do të thoshte se do ta bënte këtë. “Nuk do ta bëja këta sepse i urrej disa nga armiqtë e mi dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shtuar presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *