Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë
Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë
Qytetarët e Kosovës sot janë zgjuar në një mot krejtësisht ndryshe.
Bora e cila ka rënë gjatë gjithë natës dhe po vazhdon të bie ka ulur temperaturat.
Si shkak i kësaj bore shumë rrugë janë bllokuar dhe padyshim se qarkullim vazhdon të jetë mjaftë i vështirë.
Edhe pse bora i ka dhënë një pamje shumë të hijshme kryeqytetit, temperaturat deri në -2 gradë Celcius po e rikthejnë dimrin në prill./Lajmi.net/

