TË FUNDIT

Nichi për prishjen e raporteve me Don Xhonin: Më detyruan ti bëj diss, jam penduar

Reperi Nichi ka folur në Big Brother VIP Kosova 5 edhe për raportet e tij me reperin Don Xhon, duke zbuluar prapaskenat e përçarjes mes tyre dhe pendimin për veprimet që kishte bërë në atë periudhë.

Ai tregoi se problemet kishin nisur kur ishte pjesë e menaxhmentit të Bini Diez, ish-menaxherit të tij.

Sipas rrëfimit të Nichit, situata mes tyre kishte eskaluar deri në atë pikë sa Don Xhoni, së bashku me vëllanë dhe disa miq, kishin sulmuar fizikisht Bini Diez për shkak të tij.

View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Duke folur në Big Brother, Nichi la të kuptohej se në atë kohë ishte ndier i detyruar të vepronte në një mënyrë që nuk përputhej me raportin dhe respektin që kishte pasur për Don Xhonin.

"Unë kam pirë kafe me të, kam qenë në lokal të tyre, a e di sa besëprerë më dukej vetja çka jam duke bërë, më duhej të aktroja. Patën dalë disa gjëra në TikTok, Nichi diss Don Xhonit. Unë kam folur me djalin, 100 vite jetë të kem nuk do të kem probleme me ty", rrëfeu ai.

Reperi tregoi se publikimi i disa materialeve në TikTok, ku ai shfaqej duke bërë diss ndaj Don Xhonit, kishte ndikuar edhe më shumë në prishjen e raportit mes tyre.

Ai u shpreh se nuk ndihej aspak krenar për atë që kishte bërë dhe se i kishte ardhur turp nga vetja, pasi kishte pasur respekt për reperin.

"Erdh puna që t'i prish raportet me të. E kam bërë bërllog të gjithë, nuk krenohem me atë asnjë pikë. Nuk kam mundur të sqarohem, nuk kam besuar që më kupton. E kam lënë thjesht", tha Nichi.

Më tej, ai komentoi edhe suksesin e Don Xhonit, duke thënë se shumë njerëz përpiqen t'i afrohen për shkak të pozitës që ka arritur në muzikë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *