TË FUNDIT

Fisnik Asllani shënon sërish në Bundesliga, gol pak ditë para grumbullimit me Kosovën

Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur sërish rrugën drejt rrjetës me fanellën e Hoffenheimit.

Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius.

Ky ishte goli i dytë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, ndërsa realizimi vjen në një moment të rëndësishëm, pak para grumbullimit të radhës me Përfaqësuesen e Kosovës.

FIISSS STAND GOLDRICHTIG! https://t.co/S1WNi8GkJs — TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 8, 2026

Me këtë gol, 23-vjeçari vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit, ndërsa paraqitjet e tij janë një lajm i mirë edhe për përzgjedhësin Franco Foda para ndeshjeve të nëntorit.

Kosova luan ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *