POLITIKATË FUNDIT

Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Britania e Madhe: Burnham konfirmon partneritetin dhe përkrahjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, i cili ka rikonfirmuar mbështetjen britanike për Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, duke theksuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe angazhimin për stabilitetin rajonal.

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Kryeministri Burnham shkroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë.

“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, shkroi ai.

Tutje, ai shkroi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për promovimin e stabilitetit rajonal dhe njeh rolin thelbësor të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Evropës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, përfundoi letrën kryeministri Burnham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *