TË FUNDIT

Teologjia e ushkurit

Pse predikuesit fetarë janë kaq shumë të preokupuar me çështjet rreth ushkurit?

Janë si Frojdi, veçse psikanalizën e bëjnë në emër të Zotit.

Flasin për shpirtin, por mendjen e kanë te ushkuri.

Pse të intereson ty jeta personale e popujve?

Nuk u mjafton shpirti. Se nuk rehatohen pa u hyrë popujve në dhomat e fjetjes.

Një hoxhë nga Tetova kish provuar në Zvicër për t’iu treguar se çka është ushkuri hallall.

E pastaj Zvicra ia kish treguar derën. Dhe drynin e ndryshkur të ushkurit.

Por hoxha kish dalë nga dritarja.

Ndoshta s’është hiç siç po them unë, që s’besoj, por s’është e hijshme që një hoxhë të flasë si seksolog.

E vetes ia lejojnë sa gra të duan.

(Dhe, natyrisht, s’kam gjë kundër.)

Kur Edi Rama e mori pushtetin më 2013, e kam pasur një shkrim që Ramës i ka pëlqyer shumë:

“Berishën nuk e mundi Rama, por e mundi seksi.”

E dija që e hëngër. Sepse Berisha ishte aq i preokupuar me seksin e Ramës.

Dhe beso: Kushdo që ka hyrë i paftuar në dhomat e huaja të fjetjes… nuk ka dalë më… krenar.

Na fol për varfërinë në sofër dhe në shpirt.

Për lutje që ta zbusin trishtimin.

Për ëndrrën që ta nxjerr gjumin.

Na trego se si të mbesim besimtarë, pasi e humbim shpresën.

Si të shkojmë diku, kur më s’e presim askënd të na vijë.

Për dashuri na fol, o Zot. Se mbaruam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *