TË FUNDIT

Djali i dëshmorit Xhevat Berisha: Sot nuk jam vetë djalë dëshmori, sot jam Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Djali i dëshmorit Xhevat Berisha: Sot nuk jam vetë djalë dëshmori, sot jam Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës dhe nga Kosova, qindra qytetarë u mblodhën më 3 prill në një protestë në Hagë, për të shprehur mbështetje për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi në të njëjtën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në mesin e tyre ishte edhe Bear Berisha, djali i dëshmorit Xhevat Berisha, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër gjatë kësaj proteste.

“Themeluesit e shtetit të Kosovës të cilët rininë e tyre ja falën shtetit të Kosovës, po mbahen në burg dhe ne nuk do të dorëzohemi as tash, prandaj jemi bashkë këtu deri sa të lirohen çlirimtarët tonë”.

“Sot unë nuk jam vetëm Bear Berisha, si djalë i dëshmorit Xhevat Berisha, sot jam Hashim Thaçi, sot jam Kadri Veseli, sot jam Rexhep Selimi, sot jam Jakup Krasniqi, sepse të gjithë i përkasin epokës më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Të gjithë ata që po mbahen sot në Hagë janë nderi i kombit, andej jemi, kemi qenë dhe gjithmonë do të mbesim UÇK”, ka përfunduar fjalimin Bear Berisha. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *