Pesë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
Pesë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si shkak i këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rasti është konfiguruar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.
Ajo tha tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut./Lajmi.net/