TË FUNDIT

E quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi i reagon publikisht Jonida Maliqit: Sikur një këngë e jotja të merrte klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film

Një deklaratë e këngëtares Jonida Maliqi ka nxitur një përplasje në distancë me kolegen e saj, Rozana Radi.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje ku panelistet duhej të përmendnin një artist që sipas tyre është i mbivlerësuar, Jonida zgjodhi emrin e Rozanës.

Megjithatë, Maliqi sqaroi se e vlerëson atë për talentin si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë e saj vokale.

“Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim”, u shpreh këngëtarja.

Deklarata nuk kaloi pa u vënë re nga Rozana Radi, e cila reagoi publikisht përmes një postimi, duke iu përgjigjur me ironi koleges së saj.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi ajo.

Foto: Rozana Radi/InstaStory

Mbetet të shihet nëse Jonida Maliqi do t'i përgjigjet reagimit të Rozana Radit apo kjo përplasje mes tyre do të përfundojë me kaq. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *