TË FUNDIT

Çitaku: Prokuroria veproi në panik kur i kritikoi mediat

Çitaku: Prokuroria veproi në panik kur i kritikoi mediat

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me seancën që u mbajt sot ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati i viktimave, Simon Laws, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.

Dhe për këtë ka reaguar Çitaku ku ka thënë se kjo është para se gjithash si një veprim në panik, pas marshit të djeshëm që u mbajt në Prishtinë.

Tutje Çitaku ka thënë se kjo dëshmon se Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.

Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat.

Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm.

Kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.

Bravo. Drejtesi se jo mahi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *