TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja ? Do tju shkatërroj si vend !

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak kundër Iranit, duke deklaruar se do të preferonte të shmangte shkatërrimin e mëtejshëm të vendit, por se mund të detyrohej të ndërmerrte veprime të tjera.

Deklaratat kanë shqetësuar edhe aleatin e tij britanik, Nigel Farage, i cili paralajmëron pasoja për çmimet e naftës dhe ekonominë botërore…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një tjetër paralajmërim ndaj Iranit, duke lënë të hapur mundësinë e sulmeve të reja ushtarake, pas luftës së zhvilluar nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër këtij vendi. Trump deklaroi se Iranit mund t’i duhen deri në 25 vjet për t’u rindërtuar pas dëmeve të shkaktuara nga konflikti.

“Do të preferoja të mos e shkatërroja vendin, nëse është e mundur, por ndoshta do të më duhet ta bëj. Do ta mësoni shumë shpejt”, tha presidenti amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *