POLITIKATË FUNDIT

Kasami: Për një vit 10 milionë euro investime në Tetovë në infrastrukturë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar bilancin njëvjeçar të projekteve infrastrukturore, duke theksuar realizimin e 43 projekteve me gjatësi mbi 34 kilometra dhe investime që tejkalojnë 10 milionë euro.

Në një status të publikuar, Kasami ka vënë në pah rezultatet e punës njëvjeçare në Tetovë, duke theksuar angazhimin për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

Sipas të dhënave të prezantuara nga kryetari i komunës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 43 projekte infrastrukturore, me gjatësi të përgjithshme mbi 34 kilometra dhe investime që kalojnë 10 milionë euro.

Kasami e ka cilësuar këtë bilanc si rezultat të një viti pune, angazhimi dhe realizimi të projekteve konkrete për Tetovën dhe qytetarët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *