TË FUNDIT

Vëllai i Erona Coklit: Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën

Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit, i cili ka shprehur pakënaqësinë e familjes me dënimin prej 24 vjetësh burg për vrasjen e motrës së tij.

Ai ka thënë se asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por ka theksuar se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes duhet të dëgjohet.

“Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg. Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet. Kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe që rasti i saj të trajtohet me seriozitetin që meriton. Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën”, ka thënë Cokli. /kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *