“Bereqeti” në Vushtrri shpërndan 25 pako ushqimore për familjet në nevojë
Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Vushtrri ka njoftuar se ka shpërndarë 25 pako ushqimore për 25 familje në nevojë në këtë komunë.
Sipas njoftimit, ky aktivitet është realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të organizatës për të ndihmuar familjet me gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike.
Përmes kësaj ndihme humanitare synohet të lehtësohen sadopak nevojat e përditshme të familjeve përfituese.
Nga “Bereqeti” kanë shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin aktivitetet humanitare, duke u bërë thirrje për vazhdimin e solidaritetit me familjet në nevojë. /Telegrafi/
