Finlanda anëtarësohet të martën në NATO
Finlanda anëtarësohet të martën në NATO
Shteti i Finlandës nga dita e marte pritet ti bashkohet NATO-s.
Finlanda do të bëhet të martën anëtarja e 31-të e NATO-s, ka bërë të ditur aleanca veri-atlantike.
Aplikimi për anëtarësim është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.
Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo edhe atë shtet Turqia është duke e bllokuar për arsye të njëjta.
Çdo zgjerim i vendeve të NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.
“Ne, në selinë e NATO-s, do ta ngremë lart flamurin finlandez për të herë të parë. Do të jetë ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike, dhe për NATO-n si tërësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Brukseli, raporton REL.
Theksojmë se Finlanda ndan një kufi të gjatë, mbi 1.000 kilometra, me Rusinë./Lajmi.net/