TË FUNDIT

Fillon peticioni kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Fillon peticioni kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Sot ka filluar një peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregulaltorit të Energjisë (ZRrE)

Fatmir Kabashi është iniciues i këtij peticioni dhe tashmë ka mbledhur disa nënshkrime kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike në nivelin 15,4 përqind nuk vlenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe kjo përbën shkelje të Ligjit kundër diskriminimit, dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, dhe për më tepër përbën vepër penale, dhe kjo po ndodhë në Kosovë, sepse shqiptarët dhe komunitetet tjera joserbe janë të detyruar që t’i paguajnë të gjitha faturat, kurse komuniteti serb këtë nuk e bëjnë që nga përfundimi i luftës e deri më tani”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Energjia elektrike pritet të rritet 15 për qind, për herë të dytë brenda dy viteve.

Më poshtë e gjeni arsyetimin e peticionit dhe institucioneve të cilëve iu drejtohet peticioni:

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në nivelin 15,4 përqind nuk vlenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe kjo përbën shkelje të Ligjit kundër diskriminimit, dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, dhe për më tepër përbën vepër penale, dhe kjo po ndodhë në Kosovë, sepse shqiptarët dhe komunitetet tjera joserbe janë të detyruar që t’i paguajnë të gjitha faturat, kurse komuniteti serb këtë nuk e bëjnë që nga përfundimi i luftës e deri më tani.

Për herë të dytë në dy vitet e fundit, qytetarëve të Kosovës iu rritet çmimi i energjisë elektrike, herën e kaluar ishte rritur për 15%, dhe kësaj radhe për 15.4 për qind (domethënë mbi 30 % shtrenjtim brenda dy vitesh). E tëra kjo po bëhet në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 %, kur tatimi në pronë është rritur 100 %, kur rritja e pagave nuk është as përafërsisht me nivelin e inflacionit të dy viteve të fundit, dhe kur kursimet pensionale në Trust janë zvogëluar për 106 milionë euro!

Fatkeqësisht për qytetarët e vendit, gjatë këtyre dy viteve qeveria nuk ka investuar në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim të çmimit të rritur të energjisë nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë në Kosovë.

Në anën tjetër, ZRRE-ja është shndërruar në zëdhënëse dhe mbrojtëse e interesave të kompanive / bizneseve private që po gllabërojnë edhe ato pak të hyra financiare të qytetarëve të varfër të vendit, dhe në këtë mënyrë po bëjnë shkelje të përsëritura e të vazhdueshme të lirive dhe të drejtave njerëzore të qytetarëve të Kosovës.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike po bëhet edhe si pjesë e agjendave destruktive të strukturave ndërkombëtare të globalistëve komunisto-fashisto-satanistë, të cilët tanimë edhe hapur po i shprehin dhe po i realizojnë agjendat e tyre anti-humane për depopullimin (zvogëlimin e numrit) të njerëzve në planetin Tokë, përmes programeve të para-përgatitura e të mirë-orkestruara, sikur që ishte Plandemia me Covid-19 (e bashkë-investuar me shumë palë ndërkombëtare në laboratorin e Wuhanit në Kinë), e duke vazhduar pastaj me agjendat për Ndryshimet Klimatike – Ngrohjen Globale, në emër të të cilave po bëhet shkelja dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i të drejtave të njeriut në nivel global, me arsyetimin e rremë për reduktimin e dioksidit të karbonit në atmosferë!!!

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në fillim të pranverës nuk ka asnjë kuptim logjik dhe as arsyetim ekonomik e politik, sepse tani edhe shpenzimi i energjisë zvogëlohet në masë të madhe, ndërsa që edhe çmimi i sigurimit të një megavati energji në tregun e jashtëm nuk është në lartësinë që ka qenë kur u shtrenjtua energjia elektrike paraprakisht.

Si pasojë e këtij shtrenjtimi të padrejtë e të papranueshëm të energjisë elektrike, jo vetëm që do të vështirësohet jetesa e shumë njerëzve në baza ditore, por kjo do t’i kontrubuojë shtrenjtimit zinxhiror të të gjitha shërbimeve dhe produkteve që qytetarët e Kosovës i konsumojnë në baza ditore, njëjtë ashtu sikur ndodhi kur shpërtheu lufta e orkestruar në Ukrainë, me ç’rast u shtrenjtuan derivatet e naftës gjithandej nëpër botë, dhe çmimi i njërit prej produkteve më të konsumuara në Kosovë: një burek me jogurt, nga 1 euro kërceu fillimisht në 1.30 dhe shumë shpejt kaloi dhe u stabilizua në 1.70 euro!

Shumë shpejtë qytetarët e Kosovës rrezikohen të përballen edhe me shtrenjtimin e çmimit të mbledhjes së mbeturinave, shtrenjtimin e çmimit të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa që shtrenjtimi i tatimit në pronë veçse ka ndodhur në shkallën rreth 100%, dhe kësisoj shumë shpejtë mund të përballemi me shtrenjtime në të gjitha produktet dhe shërbimet tjera në vend.

Kjo qasje, vetëm qëndrimit të njerëzve në Kosovë nuk i kontribuon! Nuk i kontribuon aspak, përkundrazi e dëmton dhe lirisht mund të thuhet e shkatërron mirëqenien dhe stabilitetin e jetesës së qytetarëve të Kosovës.

Nëse keni vendosur që ta realizoni zbrazjen e Kosovës nga qytetarët e saj dhe popullimin e Kosovës me qytetarë të tjerë nga vendet e pazhvilluara, sigurisht që jeni duke e realizuar atë qëllim. Duhet të na tregoni nëse ky është qëllim vetëm i juaji, apo është i imponuar nga agjendat e jashtme të elitave globaliste!?

Një gjë duhet ta keni të qartë, shqiptarët edhe mund të vonohen deri sa të reagojnë fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre, mirëpo kur të krijohet masa e nevojshme për reagim nuk ka forcë që i ndal për të mbrojtur dhe realizuar të drejtat e veta.

Prandaj, NE, qytetarët e Kosovës, ju bëjmë thirrje urgjente që të ndaloni së zbatuari agjendat shkatërrimtare ndaj popullit tonë, dhe të ktheheni në ‘tokën e bukës’ e ta kuptoni sa nuk është bërë tepër vonë për të gjithë neve, se me këto qasje e veprime vetëm zhvillim dhe përparim të popullit tonë nuk mund të ketë.

> STOP mbifaturimit të shpenzimit të energjisë elekrike ndaj neve – konsumatorëve që e paguajmë energjinë elektrike rregullisht, për të mbuluar mos-pagesën e energjisë elektrike nga qytetarët serb në qytetet veriore të Kosovës.

> STOP shitjes së energjisë elektrike që prodhohet në Kosovë me çmim të lirë, ndërsa që e shesin me çmim të shtrenjtë jashtë Kosovës, sepse në këtë mënyrë edhe e krijojnë situatën e mungesës artificiale të energjisë, me qëllimin për të arsyetuar blerjet e shtrenjta të energjisë në bursat evropiane, dhe për të përfituar individët dhe kompanitë private në dëm të qytetarit dhe shtetit të Kosovës.

> KEDS-i dhe Qeveria e Kosovës duhet t’iu kthejnë të gjithë qytetarëve diferencën e mjeteve financiare që iu ka marrë për vite me radhë, në emër të mbulimit të shpenzimeve të rrymës së papaguar në qytetet veriore, ndërsa që përveç kësaj edhe i ka subvencionuar nga buxheti i shtetit/popullit kompanitë private për ato mjete të pa-inkasuara!

> Kërkesë për Qeverinë: Ndërtoni kapacitete të reja të prodhimit të energjisë me thëngjill, duke aplikuar teknologjitë më të fundit (që emetojnë shumë më pak gazra në atmosferë), dhe ndërpreni planet, projektet dhe strategjitë e dëmshme për ta orientuar Kosovën vetëm në drejtim të energjisë nga era dhe dielli, sepse ato teknologji janë tepër të kushtueshme dhe thënë shkurt e shqip janë të parealizueshme në Kosovë, veçanërisht në nivelin që e kërkojnë institucionet e ndryshme ndërkombëtare.

> Edhe në Gjermani po ndërtohen termocentrale të reja me thëngjill, ndërsa që disa prej institucionet papagallistike të Kosovës, mendojnë se duke i kopjuar agjendat e interesit të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar (që kryesisht punojnë me agjenda të fshehta) do ta afrojnë Kosovën më afër në relacion me integrimin evropian! Është pikërisht e kundërta; duke vepruar në këtë mënyrë, ju, më parë do ta shkatërroni komplet Kosovën, se sa që do të arrini ta integroni atë në Evropë.

> ZRRE-ja po mbron interesat e mafies energjitike, dhe askush prej institucioneve të shtetit nuk po ndërhyn për ta ndalur këtë qasje shkatërrimtare.

> Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet URGJENT dhe duhet të ndiqet penalisht për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

> Kërkesë urgjente për Qeverinë e Kosovës: TVSH-ja në faturat e energjisë elektrike të bëhet ZERO, dhe të anulohet shtrenjtimi i energjisë elektrike nga ZRRE.

Nëse nuk ka reflektim urgjent dhe serioz për trajtimin e këtyre çështjeve problematike të interesit publik, dhe nëse nuk bëhet zgjidhja adekuate në dobi të qytetarëve të vendit, mos u habitni shumë kur të ballafaqoheni me protesta masive të qytetarëve të pakënaqur të Kosovës, ngjashëm sikur po veprohet këtyre ditëve në disa shtete evropiane për çështje të ngjashme.

Peticioni i drejtohet:

Ø ZRRE – Zyra e Rregullatorit për Energji;

Ø KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike;

Ø KESCO – Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike;

Ø KEDS – Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike;

Ø Ministria e Ekonomisë – Artane Rizvanolli – Ministre;

Ø Qeveria e Kosovës – Albin Kurti – Kryeministër;

Ø Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – Ferat Shala – Kryetar;

Ø Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione – Duda Balje – Kryetare;

Ø Avokati i Popullit / Ombudspersoni – Naim Qelaj;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *