TË FUNDIT

Presidenti i Italisë: Evropa në udhëkryq historik

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, tha se Evropa duhet të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në arenën ndërkombëtare, ndërsa përballet me konflikte dhe kriza gjithnjë e më të mëdha.

“Nuk ka dyshim se Evropa sot ndodhet në një udhëkryq të ri në historinë e saj dhe duhet të zgjedhë të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha në jetën ndërkombëtare”, tha Mattarella gjatë një takimi me një delegacion vizitues të Fondacionit Nizami Ganjavi, organizatë kulturore me seli në Azerbajxhan.

Ai e përshkroi situatën ndërkombëtare si komplekse dhe, në disa raste, të paprecedentë, duke përmendur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, përshkallëzimin e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe thellimin e krizave në rajone të tjera, të cilat ndonjëherë marrin pak vëmendje.

Deklaratat e Mattarellas vijnë në një kohë të shqetësimeve të sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë dhe përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Një seri kërcënimesh me bomba shkaktuan gjithashtu ndërprerje të trafikut ajror në gjithë Evropën këtë javë, ku të paktën 18 fluturime u vunë në shënjestër të enjten. /AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *