Pas disa orëve përfundon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Pas disa orëve përfundon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar seanca e parë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi kanë dëgjuar sot akuzuar për kinse krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Me këtë rast sot ka filluar zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët që dy vite e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë.
Ndërsa duhet përkujtuar që plani i Speciales në Hagë është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodhë tek një javë më vonë, më 11 prill.
140 persona theksohet se janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.
Në një komunikatë të lëshuar dje për media, Dhomat e Specializuara kanë theksuar se është duke u planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3,4 dhe 5 prill duke filluar nga ora 09:00./Lajmi.net/