TË FUNDIT

​Gjen para në rrugë, qytetari nga Ferizaj i dërgon në polici

Qytetari A. Gashi nga Ferizaj ka gjetur sot një shumë parash prej 264.40 eurosh, të cilat i ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Ferizaj.

Paratë janë gjetur rreth orës 14:00, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, policia ka kontaktuar qytetaren N.A., së cilës i janë kthyer paratë me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin A. Gashi për gjestin e tij shembullor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *