TË FUNDIT

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu, ka komplimentuar banoren Anjeza për paraqitjen e saj në edicionin e sivjetmë.

Gjatë një paneli diskutimi në “Artistët Shqiptarë”, Shkurta u shpreh se gjatë këtij edicioni ka parë një Anjezë të sinqertë, një person me ndërgjegje të pastër.

Duke folur për nominimin e përhershëm në të cilin ndodhet Anjeza, Shkurta deklaroi se, nga njëra anë, nuk i pëlqeu situata në të cilën është vendosur banorja, por nga ana tjetër sheh edhe një aspekt pozitiv të kësaj sfide.

View this post on Instagram A post shared by Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare)

“E në njërën anë, tjetër unë besoj se Anjeza ka me kon një lloj domestosi aty që ka me i pastru plot banorë që aty veç janë hy veç me hanger me pi edhe jo diçka më shumë, kështu që e shoh edhe anën pozitive”, deklaroi Shkurta.

Deklarata e saj ka vënë në pah mbështetjen dhe vlerësimin që ajo ka për Anjezën. Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të ndikojë nominimi i përhershëm në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *