Mbi 6,500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë
Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se mbi 6,500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.
Sipas njoftimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Gjatë kësaj vizite, ata janë njoftuar nga afër me punën dhe aktivitetet që po zhvillohen në këtë institucion, si dhe kanë falënderuar mjekët dhe infermierët për angazhimin dhe kujdesin e përditshëm ndaj qytetarëve.
Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Kryeqyteti, numri i qytetarëve të vaksinuar kundër gripit sezonal ka kaluar 6,500. /Telegrafi/
