TË FUNDIT

Uji nga Stacioni i Pompimit Banjë në Gjilan rikthehet për konsum

KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar se uji nga Stacioni i Pompimit Banjë mund të përdoret sërish për pije dhe për nevoja të tjera të amvisërisë.

Në njoftimin e publikuar, kompania ka bërë të ditur se analizat laboratorike kanë konfirmuar se uji është i sigurt për konsum.

“Analizat laboratorike të kryera pas rritjes së turbullirës nga reshjet e fundit tregojnë se uji i plotëson standardet dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ (UA) Nr. 10/2021 për Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njerëzit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë periudhës së kufizimit.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin gjatë periudhës së kufizimit”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *