TË FUNDIT

Prokurori i specializuar: Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, në seancën gjyqësore që po mbahet për ish-krerët e UÇK-së, tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar disa herë në Hagë.

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së”, tha ai.

Whiting tha se Thaçi kishte deklaruar se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte funksione deri në nëntor të vitit 1998.

“Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-ës, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *