Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka rënë për herë të parë alarmi i këtij sezoni, duke shkaktuar reagime dhe kureshtje te banorët.
Ata u alarmuan kur në ekran u shfaq një mesazh që kishte në qendër Shqiponjën dhe një informacion nga jashtë lidhur me maçokun e saj.
Pak para se Shqiponja të bëhej pjesë e shtëpisë së BBVK-së, maçoku i saj kishte humbur. Për këtë arsye, Vëllai i Madh i dha mundësinë të mësonte se çfarë kishte ndodhur me të.
Megjithatë, për të marrë këtë informacion, nga çmimi i madh duhej të zbriteshin 5 mijë euro. Ky është një kusht që banorët e njohin, pasi sa herë u ofrohet mundësia të marrin informacione nga jashtë, duhet të paguajnë me një pjesë të çmimit të madh.
Sidoqoftë, Shqiponja vendosi të mos e pranonte ofertën dhe të mos merrte informacionin për macokun e saj.
Kështu, çmimi i madh prej 5 mijë eurosh mbeti i paprekur.
