TË FUNDIT

Dyfishohen rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit 2026

Policia e Kosovës ka raportuar 38 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me 19 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, nga 38 rastet e raportuara këtë vit, 23 kanë ndodhur në Ferizaj, 12 në Kaçanik, dy në Shtime dhe një në Shtërpcë.

Ndërkaq, gjatë tetorit të vitit 2025, në këtë rajon ishin raportuar 19 raste të dhunës në familje: 12 në Ferizaj, tri në Kaçanik, dy në Shtërpcë, një në Shtime dhe një në Han të Elezit.

Krahasimi i të dhënave tregon se numri i rasteve të raportuara është rritur për 100 për qind brenda një viti.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa dhe ka zhvilluar fushata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.

Njëkohësisht, ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë dhe të raportojnë çdo rast të dhunës në familje.

Rastet mund të raportohen drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka siguruar qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave të tyre do të ruhet. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *