Vidhet një veturë në Stanoc të Vushtrrisë, policia nis hetimet
Persona të panjohur kanë vjedhur veturën e një personi tjetër të mërkurën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të mërkurën në orën 09:00.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Fsh. Stanoc, Vushtrri / 04.11.2026 – 09:00. Është raportuar nga se persona të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore viktimës mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
