Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Në Shkup, pjesërisht me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
Mot i qëndrueshëm me periudha me diell do të mbetet deri të dielën. Gjatë fundjavës, temperatura e mëngjesit vende-vende do të bjerë nën zero, dhe në disa lugina do të shfaqet mjegull e mëngjesit. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë kushte për shi të lehtë lokal.
