TË FUNDIT

Man City e fiton dramën e pesë golave ndaj RB Leipzigut

Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim të vështirë te RB Lepipzig, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze triumfoi me rezultat 2-3, në sfidën që u shënuan plot pesë gola.

Castello Lukeba shënoi fillimisht autogol në përpjekje për ta larguar topin, duke i dhënë epërsinë Cityt )37’).

Sidoqoftë, ishte Ridle Baku që shënoi një eurogol nga një kënd i “vdekur” për të barazuar rezultatin (49’).

Man City ia doli ta kthente epërsinë falë Enzo Fernandez që shënoi pas harkimit të Iliman Ndiaye (58’).

Por, tre minuta më vonë Antonio Nusa realizoi një tjetër supergol për të barazuar prapë rezultatin (61’).

Fitoren e Man Cityt e vulosi ylli i skuadrës Erling Haaland, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur pas asistimit të Elliot Anderson (78’).

Faktikisht, Leipzigu ia doli sërish të shënonte, përmes Brajan Grudës, mirëpo që goli i anësorit shqiptar u anulua për pozitë jashtë loje.

Man City me këtë fitore shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Leipzigu mbetet me tri sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *