TË FUNDIT

Shqiptari 61-vjeçar humb jetën tragjikisht në Itali, zë poshtë nga një portë e rëndë gjatë punës

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është zënë poshtë nga një portë e rëndë rrëshqitëse gjatë kohës që po punonte në një banesë private në qytetin e Casaranos, në provincën e Lecces.

Viktima është Bashkim Rushani, 61-vjeçar, me origjinë nga Durrësi, i cili jetonte prej kohësh në Casarano dhe ishte pronar i një kompanie që operonte në sektorin e ndërtimit.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA , aksidenti ndodhi paraditen e së mërkurës, në zonën Contrada Spagnolo, gjatë punimeve në një pronë private.

Gjatë ndërhyrjeve në objekt, porta rrëshqitëse është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë 61-vjeçarin, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, shqiptari nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë karabinierët dhe inspektorët e Shërbimit për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës (Spesal), të cilët po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Bashkim Rushani ishte pronar i kompanisë individuale “Bashkim”, e cila merrej me punime ndërtimore./ Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *