TË FUNDIT

Nuhiu pas humbjes nga Prishtina: Një ndeshje me dy fytyra, kam dyshime te goli i dytë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka komentuar paraqitjen e skuadrës së tij pas humbjes 1-2 ndaj Prishtinës, duke e cilësuar takimin si një përballje me dy fytyra.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës ishte e mbetur nga xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës dhe përfundoi me rezultatin 1-2, një përballje ku të dyja skuadrat kërkuan pikët e plota.

Nuhiu vlerësoi paraqitjen e ekipit në pjesën e parë, ndërsa pranoi se në pjesën e dytë kundërshtari arriti t’ua vështirësonte lojën dhe t’i pengonte të vazhdonin me ritmin e treguar më herët.

Ai theksoi gjithashtu se Prishtina i rrezikoi në disa raste përmes goditjeve standarde, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

Trajneri i Dritës u ndal edhe te goli i dytë i Prishtinës, për të cilin shprehu dyshimet e tij, duke theksuar se fillimisht ishte sinjalizuar faull, por më pas vendimi ishte ndryshuar pas ndërhyrjes së VAR-it.

“Ka qenë një ndeshje me dy fytyra. Ndoshta fillimi ynë nuk ishte i mirë, por më pas gjithçka në pjesën e parë shkoi në favorin tonë. Në pjesën e dytë, kundërshtari nuk na lejoi të kalonim në lojën që zhvilluam në pjesën e parë. Kundërshtari na rrezikoi me goditje standarde, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën", tha fillimisht Nuhiu.

"Kam dyshimet e mia te goli i dytë, por kjo mbetet në përgjegjësinë e referëve, pasi fillimisht u sinjalizua faull, ndërsa më pas vendimi u ndryshua pas ndërhyrjes së VAR-it”, deklaroi Nuhiu.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës ishte e mbetur nga xhiroja e dytë e kampionatit dhe përfundoi me rezultatin 1-2, një përballje ku të dyja skuadrat kërkuan pikët e plota. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *