Lajm i madh për 126 pacientë: Sigurohet ilaçi “Trikafta” kundër fibrozës cistike në Maqedoni!
Të gjithë pacientët me fibrozë cistike në Maqedoninë e Veriut që plotësojnë kriteret mjekësore do të kenë qasje në terapinë bashkëkohore “Trikafta”.
Nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve njoftojnë se 126 pacientë mbi moshën dyvjeçare plotësojnë kushtet për trajtimin me këtë ilaç.
Sigurimi i terapisë vlerësohet si një hap i rëndësishëm në trajtimin e fibrozës cistike, duke u mundësuar pacientëve të përshtatshëm qasje në mjekim modern dhe të synuar.
