Raporti i BE-së: Kriza politike i kushtoi Kosovës një vit reformash, drejtësia pa asnjë hap përpara
Dy palë zgjedhje të parakohshme, muaj të tërë bllokadë institucionale dhe një qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara. Sipas Komisionit Evropian, ky është shkaku kryesor pse Kosova ka mbetur në vend në shumicën e reformave që e afrojnë me Bashkimin Evropian.
Raporti për Kosovën 2026, i publikuar sot në Bruksel si pjesë e Paketës vjetore të Zgjerimit, përfshin periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, si dhe disa zhvillime të mëvonshme. Gjykimi më i ashpër i takon drejtësisë, ku Komisioni konstaton se nuk ka pasur përparim, ndërsa në luftën kundër korrupsionit përparimi vlerësohet i kufizuar. Kriza institucionale, sipas Brukselit, u zbut pas marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentes.
Dokumenti vjen në një moment simbolik: dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pothuajse katër vjet pasi Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në BE.
Çfarë vlerëson pozitivisht Brukseli
Raporti nuk është tërësisht negativ. Komisioni njeh hapa përpara në reformën e administratës publike dhe në zgjerimin e shërbimeve digjitale për qytetarët. Po ashtu, vlerëson se ulja e tensioneve në veri bëri të mundur heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës.
Për herë të parë, raporti përfshin edhe vlerësimin e përafrimit të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, fushë në të cilën Kosova është përafruar plotësisht me qëndrimet e Unionit.
Pozitive konsiderohen edhe procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndryshimet në përbërjen e Këshillit Prokurorial.
Gjyqësori, pika më e dobët
Sipas Komisionit, ndikimet e papërshtatshme politike dhe ekonomike mbi gjykatat dhe prokuroritë mbeten pengesë serioze për pavarësinë e tyre, e në disa raste janë shtuar. Paketa e ligjeve për reformën në drejtësi ende nuk është miratuar, ndërsa për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial Brukseli kërkon respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Raporti ngre shqetësim edhe për përfaqësimin e pamjaftueshëm të serbëve në gjyqësor, gjë që, sipas tij, dobëson karakterin shumetnik të sistemit të drejtësisë.
Vëmendje të veçantë merr ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, të cilin Kuvendi e miratoi më 6 tetor. Komisioni paralajmëron se ndryshimet ngrenë pikëpyetje për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, për pavarësinë e gjyqësorit, për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, për përgjegjësinë për krimet e luftës, si dhe për kushtetutshmërinë. Ligji u kthye në Kuvend për rishqyrtim më 22 tetor.
Korrupsioni: më shumë dënime për rastet e vogla, më pak për “peshqit e mëdhenj”
Në rastet e korrupsionit që nuk i përkasin nivelit të lartë, numri i vendimeve përfundimtare dhe i dënimeve është rritur dukshëm. Por te rastet e nivelit të lartë tendenca është e kundërt: më pak vendime dhe më pak dënime.
Komisioni vëren se Kosova ende nuk ka strategji gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe kërkon verifikim më të rreptë të deklarimit të pasurisë, si dhe hetime më të forta në rastet e profilit të lartë. Një tregues inkurajues është rritja e raportimeve nga sinjalizuesit pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilat pothuajse janë dyfishuar brenda një viti.
Votuesit, të lodhur nga zgjedhjet
Proceset zgjedhore vlerësohen paqësore dhe konkurruese, por raporti flet për përpjekje për politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mangësi në rregullimin e fushatave dhe trajtim të pamjaftueshëm të dezinformimit. Shqetësuese është rënia e pjesëmarrjes: nga 45 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025 në 37 për qind në ato të qershorit 2026, shenjë, sipas Komisionit, e lodhjes së qytetarëve nga votimet e njëpasnjëshme.
Edhe mbikëqyrja parlamentare e Qeverisë vlerësohet si shumë e kufizuar gjatë kësaj periudhe.
Mediat: pluralizëm, por me presione
Kosova vazhdon të ketë skenë mediale pluraliste, por me probleme në transparencën e pronësisë dhe në qëndrueshmërinë financiare të mediave. Gjatë periudhës raportuese janë regjistruar 35 raste sulmesh fizike e verbale apo kërcënimesh ndaj gazetarëve, ndërsa raporti përmend edhe gjuhën e ashpër të zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin, ndaj gazetarëve.
Brukseli kërkon një ligj të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe rishikimin e ligjit për RTK-në, për t’i garantuar transmetuesit publik financim të qëndrueshëm dhe pavarësi institucionale.
Dialogu me Serbinë dhe veriu
Në kapitullin e dialogut, Komisioni vlerëson se as Kosova, as Serbia nuk kanë bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, e cila, sipas BE-së, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe duhet zbatuar pa vonesa e pa parakushte. Prishtinës i kërkohet të nisë procesin për aranzhimet e vetëmenaxhimit për komunitetin serb, ndërsa Beogradit t’i njohë dokumentet, simbolet dhe institucionet e Kosovës.
Situata në veri përshkruhet si e qetë, por e brishtë. Komisioni i kritikon institucionet e Kosovës për veprimet ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia, për arrestimet e serbëve, për mospranimin e tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë dhe për rrënimin e disa pronave private para se të përfundonin procedurat gjyqësore.
Kritika të ashpra merr edhe Serbia: për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, për retorikën nxitëse të zyrtarëve të saj dhe për mungesën e hapave konkretë për të vënë para përgjegjësisë autorët e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Mesazhi i Brukselit: koha po humbet
Komisioni paralajmëron se pa normalizim të marrëdhënieve, të dyja vendet rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, pikërisht në një kohë kur procesi i zgjerimit ka marrë hov. Ndërsa Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina marrin këtë vit udhërrëfyes me afate konkrete drejt anëtarësimit, Kosova mbetet në grupin e vendeve që ecin më ngadalë.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, tha sot se bllokada politike i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, vlerësoi se Kosova, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën, mund t’i përshpejtojë reformat drejt BE-së.
Raporti pritet t’i dorëzohet zyrtarisht sot pasdite kryeministrit Albin Kurti nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, me ç’rast të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ka vizituar sot familjen e Arlinda Zekajt. 49-vjeçari u vra mizorisht nga i dyshuari Albert Sylaj, ish-kunati i saj mbrëmjen e 25 tetorit në fshatin Vitomiricë të Pejës. I dyshuari për këtë vrasje u…
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë. Terras mori fjalën në takimin e sotëm të Komitetin për Punë të Jashtme, ku…
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka aprovuar ankesat e të akuzuarit Muhamet Alidemaj dhe mbrojtësit të tij, si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special,…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor, ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike…
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka realizuar mbrëmë një aksion kundër trafikimit të narkotikëve, gjatë të cilit janë arrestuar pesë persona…
Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që duhet ta afrojnë me Bashkimin Evropian. Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara, ndërsa krizat politike…
Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e sotëm për pakon e zgjerimit të Unionit. Përpara të pranishmëve, Kos foli veç e veç për shtetet që kanë aspirata integruese…
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar sot nisjen e punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119). Ky segment me gjatësi prej 3.1 kilometrash po realizohet me një investim prej 1.1…
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojnë të enjten një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Presidenti Macron i përcolli Presidentes…
Një 65-vjeçar u arrestua në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar Adonis Demiri dhe një foshnje u gjeten të vdekur në shtëpinë e tyre. I dyshuari…
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve. Kështu tha Luljeta Plakolli Kasumi, ekspertja nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) në mbledhjen e sotme të Komisionit…
Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në 10% në vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur udhëheqësja globale e…
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në vend,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in. Kurti ka theksuar se mirëqenia dhe shëndeti mendor i…
Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për media. Gjatë…
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kujtuar 6-vjetorin e arrestimit të babait të tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një postim emocionues në Facebook, ai ka thënë asnjëherë nuk e ka pasur më të vështirë se…
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij. Morina akuzohet se ka marrë…
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe Kosovë, duke kritikuar ndikimin e oligarkëve dhe fuqinë e parasë në proceset zgjedhore. Mekuli ka marrë si shembull Elon Muskun dhe mbështetjen e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel. Gjatë këtij takimi, ambasadori Schuebel do t’ia dorëzojë Kurtit Raportin e…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore në vend. Sipas…
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se asnjë nga politikanët kryesorë shqiptarë nuk mund të konsiderohet udhëheqës i të gjithë shqiptarëve në rajon. Në një interviste për…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ajo pretendon se të emëruarit janë të afërm të…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë. Vizita është pjesë e një turneu në rajon nga 4 deri më 6 nëntor, që…
Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25 tetor, 49-vjeçarja dëshmoi sërish kundër bashkëshortit të saj, i cili më pas u arrestua. Por Zekaj kërkoi edhe…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo sipas tij falë punës profesionale dhe angazhimit të përbashkët të Policisë së…
N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj vazhdojnë të përballen me kërcënime nga familjarët e tij. Në intervistëN ekskluzive për…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë përparim të mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përshpejtuar reformat e…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku në fokus do të jenë çështjet e të drejtave të njeriut, bashkëpunimi…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga regjimi serb në prillin e vitit 1999. Përmes një postimi në…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ku është njoftuar nga afër me shërbimet dhe programet që ofrohen për fëmijët pa përkujdesje…
Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet me helikopterë. Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimi përfshiu procedurat e…
Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”, ka treguar për ngjarjen dhe përjetimet që ajo i ka përjetuar edhe pas këtij rasti…
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi. Përgjigjja e policit ishte pohuese, ndonëse ai ia konfirmonte se personat për të…
Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin, ku ka theksuar nevojën për një angazhim…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me gjeneralmajorin Christian Nawrat, zëvendëskomandant për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF). Takimi është zhvilluar…
Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën gjatë gërmimeve në Kalludër dhe Jabukë, në veri të vendit. Bëhet fjalë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë, Adem Ademi, Fatmir Fazlija dhe Ali Haliti, të njohur si “Grupi i…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë kanë konfirmuar identitetin e tre personave të vrarë gjatë luftës së fundit në…
Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me padinë që ka paraqitur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje. Përmes një…
Aleanca ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në shërbimin diplomatik të Kosovës, duke ngritur dyshime për nepotizëm dhe lidhje familjare e politike të personave të emëruar në ambasada dhe konsullata. Në një reagim të…
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”. Me këtë rast, në një fjalë para të pranishmëve Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se…
Viti 2028 shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e sigurisë së Kosovës, transformimin dhjetëvjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete…
Avokati Korab Sejdiu ka reaguar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u vra para më shumë se 15 vjetësh. Përmes një shkrimi në Facebook, Sejdiu ka theksuar se ngritja e aktakuzës nga…
Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka qëndruar në Kosovë nga 27 deri më 29 tetor, me qëllim të thellimit…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku temë kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro…
Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit me Suedinë
Vrasja që tronditi Podujevën/Apeli shtyn seancën ndaj Arsim Sylës
Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit
Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim
Krijimi i njeriut të ri: Nga ideologjia komuniste te kultura e përfitimit në Shqipërinë e sotme!
Tërmeti politik në Uashington, çfarë ndryshon për Amerikën dhe Kosovën?
Fitorja e studentëve në Beograd dhe krizat politike në Tiranë e Prishtinë
Fitorja demokratike dhe prova e pluralizmit
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Aktorja australiane Margot Robbie ka mbërritur në vendlindje në prag të një prej ngjarjeve më ekskluzive të…
Supermodelja e njohur braziliane, Adriana Lima, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar se vazhdon…
