Një herë të vetme, mos e negocioni karrigen, negocioni shtetin!
MJAFT MË ME PAZARE PËR KARRIGE! KËSAJ RADHE, PARA SE TË NEGOCIONI PUSHTETIN, NEGOCIONI STATUSIN KUSHTETUES TË SHQIPTARËVE!
Unë mendoj se kësaj radhe partitë shqiptare duhet të bëjnë diçka ndryshe, të ulen paraprakisht në një tryezë të përbashkët, si në rastin e Bërvenicës, dhe të hartojnë një PLATFORMË TË PËRBASHKËT KUSHTETUESE, me kërkesa të qarta dhe afate konkrete.
Platforma duhet të përfshijë:
1.Përcaktimin e qartë të shqiptarëve si popull shtetformues në Preambulën e Kushtetutës. 2.Barazinë e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në tërë territorin e shtetit, pa kufizimin prej 20 për qind. 3.Përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, të garantuar me mekanizma kushtetues. 4.Forcimin e mekanizmit të Badinterit për çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat dhe identitetin e komuniteteve. 5.Garanci juridike dhe institucionale për zbatimin e këtyre të drejtave.
Dhe mbi të gjitha, një zotim të përbashkët, publik dhe të nënshkruar se asnjë subjekt politik shqiptar të mos bëhet pjesë e ekzekutivit pa i ndërrmarrë këta hapa!
Unë personalisht po e bëj të qartë qëndrimin tim se cilido formacion politik shqiptar që merr guximin ta ndërmarrë këtë hap, të bashkojë subjektet rreth një platforme të tillë dhe ta kushtëzojë pjesëmarrjen në Qeveri me realizimin e saj, do ta ketë mbështetjen time publike. Sepse nuk më intereson kush do të marrë më shumë ministri, kush do të bëhet zëvendëskryeministër apo kush do të ndajë drejtoritë.
KARRIGET APO KUSHTETUTA? KËSAJ RADHE ZGJIDHNI
