Burim Ramadani: Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës
Burim Ramadani: Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës
Ish-zyrtari i AKI-së Burim Ramadani ka reaguar me një shkrim në Facebook ku ka thënë se Serbia po financon dhe po mbështet aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës.
Tutje ai ka thënë se këto akte janë të papranueshme dhe se adresa e tyre është Vuçiq dhe autoritetet e Serbisë.
“NATO të bëjë të qartë se trupat në terren do të intervenojnë për të larguar dhunën dhe dhunuesi”, ka thënë Ramadani.
“Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës. Aktet e dhunës janë të papranueshme dhe adresa për to është Vuçiqi dhe autoritetet e Serbisë.
NATO të bëjë të qartë se trupat në terren do të intervenojnë për të larguar dhunën dhe dhunuesit.
Qytetarët e rëndomtë serb të Kosovës janë ata që po vuajnë nga këto grupe kriminale.
Institucionet e Kosovës të detajizojnë koordinimin me NATO-n për vendosjen e qetësisë dhe rregullit demokratik”.