TË FUNDIT

Emocione të shumta, Endrit Thaçi nuk i mban lotët në “Marshin për Drejtësi”

Emocione të shumta, Endrit Thaçi nuk i mban lotët në “Marshin për Drejtësi”

Ka përfunduar Marshi për Drejtësi i organizuar nga “Liria ka Emër”.

Në këtë marsh qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për t’i dalë në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë, në kuadër të Dhomave të Specializuara.

I pranishëm në këtë marsh ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Madje Endriti në një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe të tjerëve bashkë ish-luftëtarë të UÇK-së.

Në disa pamje të lajmi.net, Endrit Thaçi shihet tejet i emocionuar nga marshi i mbajtur sot./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *