Krasniqi: Mirënjohës që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare i dhatë pamje kaq emocionuese Kosovës
Krasniqi: Mirënjohës që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare i dhatë pamje kaq emocionuese Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”, të mbajtur sot në sheshet e Prishtinës.
Krasniqi ka shprehur mirënjohje për qytetarët që marshuan sot në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Krasniqi pas përfundimit të marshit “Liria ka Emër”, ndau edhe një fotografi të kësaj ngjarje, e ku shihen mijëra qytetarë.
“Nga zemra, ju jam mirënjohës gjithsecilit prej jush, që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare, me vetëdije të lartë qytetare e shtetërore, bashkë me familjet tuaja marshuat për drejtësi, për t’ia dhënë një pamje kaq emocionuese Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Lajmi.net/