Ambasadori gjerman e pyet Listën Serbe: Pse nuk e dënuat djegien e veturave?
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ka reaguar pas djegies së veturave me tabela në RKS në veri.
Ai ka pyetur Listën Serbe pse nuk po e dënojnë këtë akt.
“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, Lista Serbe ka paralajmëruar rezistencë pas arrestimit të një të dyshuari për djegien e veturave.