TË FUNDIT

Eliza Hoxha: Ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë

Eliza Hoxha: Ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, si dhe njëra nga organizatoret e Marshit për Drejtësi e emocionuar ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë marsh.

“Gjatë këtyre dy javëve anë e kënd Kosovës e kamë përjetuar e ndjerë edhe një herë historinë tonë. E kam parë e ndjerë sa e hapur është plaga jonë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni me ne sot. UÇK na bashkon të gjithëve, pa dallim, thirrja për drejtësi na bashkon, e unë jam e bindur se ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.Jakup Krasniqi që nga 4 nëntori i vitit 2020 gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Po ashtu, Selimi më 4 nëntor kishte njoftuar se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nisur drejt Hagës.

Ndërsa, Thaçi dhe Veseli më 5 nëntor kishin konfirmuar aktakuzat ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *