Pozhari kundër mbishkrimeve “UÇK” në Qeveri: Kurti ka qenë gjithmonë kundër Speciales
Pozhari kundër mbishkrimeve “UÇK” në Qeveri: Kurti ka qenë gjithmonë kundër Speciales
Analisti Xhevdet Pozhari ka dalë kundër mbishkrimeve “UÇK” në ndërtesën e Qeverisë.
Në një postim në Facebook, Pozhari ka thënë se Qeveria udhëhiqet nga një kryeministër që sipas tij gjithëherë ka qenë kundër Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i Pozharit:
Marshues të shumtë në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Përballë ndërtesa e Qeverisë që udhëhiqet nga një kryeministër i cili gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës Speciale.
Rrjedhimisht, edhe dje, edhe sot, edhe nesër Albin Kurti ka qenë dhe mbetet në mbrotje të luftës së UÇK-së. /Lajmi.net/