TË FUNDIT

Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë organet e rendit.

Policia ka bërë thirrje që çdo informacion të raportohet në numrat:

039 432 327 – Drejtoria Rajonale në Pejë.

Qytetarët gjithashtu mund të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *