Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes, si pasojë e mospërmbushjes së gjashtë hapave reformues brenda afatit të qershorit 2026.
Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, Zulfaj tha se Kosova ka përpara edhe 22 hapa reformues, në vlerë prej 131.5 milionë eurosh, të cilët duhet të përmbushen deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Ai bëri të ditur se Plani i Rritjes për Kosovën kap vlerën e përgjithshme prej 882.6 milionë eurosh, prej të cilave dy të tretat janë kredi, ndërsa zbatimi i planit lidhet me përmbushjen e 111 hapave reformues deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm.
Zulfaj njoftoi se nga 13 hapat reformues që kishin afat shtesë deri në qershor të vitit 2026, janë përmbushur vetëm shtatë, ndërsa gjashtë të tjerë nuk janë realizuar.
Zulfaj tregon se sa ka humbur Kosova si pasojë e mospërmbushjes së gjashtë hapave reformues
“Siç e dini, plani i rritjes për Kosovën kap vlerën e 882.6 milion euro, ku 2/3 janë kredi të lidhura me 111 hapa reformash, deri në fund të gushtit të vitit që vjen.. Më 15 korrik të këtij viti, kemi dorëzuar kërkesën e parë për pagesë, me 20 hapa të zbatuar, në vlerë prej 153.4 milion euro, shuma përfundimtare do të varet prej vlerësimit të Bashkimit Evropian, me ç'rast po besojmë që në këto ditë e para të nëntorit do ta bëjnë të ditur se sa realisht do të jetë vlerësimi i saktë. Nga 13 hapa në periudhën shtesë, deri në qershor 2026, zbatuam shtatë dhe gjashtë jo. Llogaritet mbi 40 milion euro, ose më saktë 43.8 milion euro, të cilat kanë humbur në afatin e qer shorit”, tha ai.
Ai shpjegoi se shumica e reformave të papërmbushura kanë kërkuar miratimin e projektligjeve në Kuvendin e Kosovës, në periudhën kur institucioni ligjvënës ishte i shpërndarë.
Ndër reformat që nuk janë përmbushur brenda afatit, Zulfaj përmendi Ligjin për Energjinë, Ligjin për Falimentimin, pakon ligjore për drejtësinë dhe Strategjinë kundër Krimit të Organizuar. Ai theksoi se këto reforma do të vazhdojnë të procedohen për miratim, pavarësisht humbjes së mjeteve financiare të lidhura me afatet.
Zulfaj flet për reformat që nuk janë përmbushur brenda afatit
“Shumica e tyre kanë kërkuar miratimin e projektligjeve në Kuvend, në një kohë kur Kuvendi, siç e dini, ishte i shpërndarë. Megjithatë, të gjitha këto reforma janë rrugë të zbatohen këtë vit, ligji për energjinë, për falimentimin, pakoja ligjore për drejtësinë dhe strategjia kundër krimit të organizuar, pra të gjitha reformat, sepse procesi në tërësimin në BE është proces reformator, dhe të gjitha reformat të cilat nuk kanë arritur afatin e qershorit janë kthyer sërish në Kuvend, në qeveri fillimisht, ashtu që të mos humbet asnjë reformë. Edhe nëse mjetet nuk arrijnë të përmbushen me kohë. Tani kemi përpara vetes 22 hapa në vlerë prej 131.5 milion euro, që skadojnë me 31 dhjetor. Pra, kanë mbetur edhe 59 ditë, 10 akte duhet të kalojnë në këtë Kuvend, projektligji për inovacion dhe ndërmarrësi tashmë është në Kuvend, kurse të tjerat qeveria do t'i sjellë për miratim. Varësisht nga vonesat që shkaktojnë edhe komisioni evropian, në dërgimin e komenteve, sepse pjesë e procesit të hapave është edhe konsultimi me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, ku secili hap, sidomos në hapat e ligjeve, kërkohet që përveç konsultimeve publike që i kemi ne si pjesë e procesit, duhet të konsultohen edhe me Bashkimin Evropian, dhe Bashkimi Evropian i kërkon diku rreth 90 ditë kohë për t'i kthyer këto komente dhe kjo pastaj shkakton edhe vonesa të tjera që vonojnë ligjet” , tha ai.
Ai theksoi se dy nga hapat që skadojnë më 31 dhjetor janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kuvendit. Këtu përfshihen themelimi i Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe masat apo ndëshkimet që lidhen me Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Për shkak të afateve të shkurtra, Zulfaj kërkoi mobilizim institucional dhe procedura të përshpejtuara për miratimin e reformave.
Zulfaj flet për skadimin e disa hapave me 31 dhjetor që janë nga kuvendi
“Ka dy hapa që skadojnë me 31 dhjetor e që janë nga kuvendi, është themelimi i komisionit për ndihmë shtetërore, masat ose ndëshkimet për rregulloren e punës të kuvendit. Për shkak të kohës së shkurtër, shumica dërmuese e tyre duhet të bëhen në procedurë të përshpejtuar. Mendojmë që agjenda kërkon mobilizimin e të gjithëve, prandaj çmoj shumë angazhimin tuaj. Paralelisht punojmë edhe për aspekte tjera, mbulojmë edhe MSA dhe të gjithë agjendën për integrimin evropian. Hapi i radhës pas liberalizimit të vizave është shtyrja përpara e aplikimit për statusin kandidat… Kemi takuar edhe komisionerën Koss edhe parlamentarë nga parlamenti evropian, dhe shpresoj që të keni edhe ju në agjendën e juaj takim me anëtarë të parlamentit evropian. Progresi jonë si shtet nuk reflekton procesin në të cilin jemi, nuk ka kushte për statusin kandidat as për hapjen e negociatave të cilat Kosova nuk i ka plotësuar, ajo çka mbetet është uniteti brenda BE-së” , tha ai.
Gjatë diskutimit, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ngriti çështjen e miratimit të Kodit Civil, duke kërkuar të dijë nëse qeveria ka siguruar votat e nevojshme për kalimin e tij në Kuvend.
Ajo kërkoi sqarime edhe për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, ndikimin e zhvillimeve politike në Serbi në procesin integrues të Kosovës, pezullimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kadrijaj bën disa pyetje ndaj Zulfaj, kërkon llogaridhënie për dialogun strategjik
“Kemi 18 hapa, nëse nuk përmbushen të 18tat dhe dua të lidhem në hapin e 17 që është miratimi i kodit civil, që ka të bëjë me martesat, bashkësia familjare dhe të drejtat e personave me orientime të ndryshme seksuale a ka punuar qeveria që të ketë votat për kalimin e këtij ligji për shkak që ne e dimë cilat janë dallimet. A do miratohet kjo dhe a i keni siguruar votat për të kaluar kodi civil. A ekziston tash për shkak të zgjedhjeve të fundit në serbi dhe të fitimit që ka ra Vuçiqi dhe që ka fituar lista e studentëve, a mendoni që do të ndryshojë qasja e Serbisë në raport me Kosovën dhe a ka rrezik që ata me pas prioritet në BE dhe me hedh shumë më shumë se Kosova në agjendat evropiane por edhe në planin e rritjes. A do të hapen negociatat për anëtarësim të Kosovës në BE dhe dialogu strategjik, çka po kërkohet nga SHBA që e kanë pezulluar dhe çka duhet të bëj Kosova që të kthehet dialogu strategjik. Po më intereson edhe marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, kemi pasur deklarata herë është pranuar herë jo, a po më tregoni a keni pranuar atë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, a është pranuar Zajednica, në cilën fazë dhe cilën pikë jemi?” , pyeti Kadrijaj.
Në përgjigje, Zulfaj sqaroi se Kodi Civil është pjesë e hapave reformues dhe se përgjegjësia për miratimin e tij i takon Kuvendit.
Lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim, Zulfaj përsëriti qëndrimin se Kosova i përmbush kriteret e nevojshme, ndërsa vendimi varet nga vullneti politik dhe uniteti brenda Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, për pyetjet që lidheshin me dialogun Kosovë-Serbi, zhvillimet politike në Serbi, marrëveshjet e Brukselit dhe dialogun strategjik me SHBA-në, Zulfaj tha se këto çështje nuk janë pjesë e përgjegjësive të tij.
Zulfaj i përgjigjet pyetjeve të Kadrijaj, nuk komenton për dialogun Kosovë-Serbi, marrëveshjen e Brukselit
“Kodi civil, janë 22 hapa jo 18-të, dy prej tyre ka kuvendi, është pjesë e këtyre hapave. Është përgjegjësi e kuvendit që ta kaloj, shpresoj që të ketë konsensus shoqëror në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në kodin civil. Reformat nuk bllokohen, shpresoj të kemi unitetin në agjendën e reformave… Nuk jam përgjegjës për të gjitha, besoj se për dialogun mund të ftoni kryenegociatorin për dialog Kosovë- Serbi, nuk kam mendim që ta ndaj me ju as për zgjedhjet në Serbi. A do të hapen negociatat për anëtarësim, ju thashë se nuk ka ndonjë kriter që Kosova nuk e përmbush për të hapur negociatat për anëtarësim. Nëse shohim pushtete e rajonit kanë fituar statusin kandidat dhe kur i kanë hapur negociatat, Kosova është më e avancuar në çdo aspekt zhvillimor, çështja është më shumë e vullnetit brenda BE-së dhe unitetit sesa kritereve që kemi ne. Nuk do të shprehem as për dialogun strategjik me SHBA-në nuk është në portofolin tim, as për marrëveshjen për Bruksel”, tha ai.
Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të procedohen idetë për veprimet që do t’i ndërmarrin, në mënyrë që të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t'u përgjigjen kërkesave të këtij…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen në sektorin e energjisë, çmimet e larta dhe problemet me furnizimin me energji elektrike. Pas mbledhjes së…
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,…
Financimi i pamjaftueshëm, sfidat në zbatimin e kurrikulës, cilësia e mësimdhënies dhe ndërlidhja e shkollimit me tregun e punës janë ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë tryezës së Komisionit parlamentar për…
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite. Mësohet se në këtë…
Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Në tryezën “Përtej Tetorit Rozë”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku në fokus ishte roli i demokracisë dhe sfidat e rendit të ri…
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e…
Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar protesta kombëtare kundër femicidit. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka…
Zhvillimi i lidhjeve hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në fokus të takimit të ministrit Dimal Basha me përfaqësuesin e AFD-së. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka pritur drejtorin e Agjencisë Franceze për…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar sërish me Lëvizjen Vetëvendosje për projektet në kryeqytet. Të dielën në mbrëmje, më 1 nëntor, ai publikoi foto nga punimet në qytet. “Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI!…
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka vënë në dyshim mandatin e grupit punës që po harton strategjinë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai foli…
Viola von Cramon, ish-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe kandidate e Bundestagut për Göttingenin, ka mirëpritur lajmin se Lista Studentore nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe. Në një postim në X, natën e 1…
Kuvendi i Kosovës më 2 nëntor 2015, me shumicë votash, ratifikoi Marrëveshjen e MSA-së, në të cilën seancë partitë politike opozitare e atëhershme nuk morën pjesë në votim. Deputetët e Kuvendit të Kosovës…
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutë së Asamblesë…
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, do të jetë sot në fokus të një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Komisioni, i…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit, ku në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe. Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia e Kosovës…
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë një sërë çështjesh që lidhen me punën e Kuvendit dhe përgatitjet për seancën e…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook,…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e cilësuar rastin si një tragjedi që prek të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në…
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtuesit e Festivalit ReMusica, Donika Rudi dhe Viktor Berishaj, me të cilët ka diskutuar për 25-vjetorin e festivalit, kontributin e tij në jetën muzikore dhe planet për të ardhmen. Kurti në një postim në…
Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të altoparlantit, ka nisur sonte marshi protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e Prokurorisë për trajtimin e rasteve të raportuara nga viktima para se të vritej. Përmes një…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes. Në një postim, Çitaku ka shkruar se qëndrimi i shtatores së tij i jep frymëzim dhe shpresë. “Sa…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte drejtuar gjykatësit, duke iu lutur atij për caktimin e urdhrit mbrojtës. Osmani ka shpërndarë një pjesë të…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin e Republikës së Kosovës nuk janë mbajtur më zgjedhje apo referendume të…
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti. Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, derisa ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997. Në…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë nga vrasja e saj nga ish-kunati, Albert Sylaj. Për dhunën e ushtruar ndaj Zekajt, që…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për vitin 2027. Sipas tij, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike përcakton 31 tetorin si afat të fundit për dorëzimin…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e një dokumenti që përcakton prioritetet dhe objektivat e ekzekutivit ka nxitur kritika nga opozita, e cila…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie janë diskutuar zhvillimet politike në vend,…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke…
BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Pushteti i ri që po formohet në Beograd nuk po jep shenja ndryshimi në qëndrimin ndaj Kosovës. Ilija Srdanoviq, i pari në Listën…
Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë të hënën projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se…
Raportet vjetore të Komisionit Evropian publikohen më 4 nëntor. Brukseli u kërkon të dyja palëve hapa konkretë në dialog. Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor raportet vjetore për vendet e zgjerimit. Draftet që…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Arlinda Zekajt. Protesta do të mbahet nga ora 17:00 dhe do të nis nga sheshi “Zahir…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të buxhetit. Sipas Institutit GAP, investimet kapitale…
1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të…
Analistja Zana Avdiu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka theksuar se vajzat nuk duhet të edukohen për të qenë të nënshtruara e djemtë për të dominuar. Avdiu vlerësoi se ky është një nga…
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo…
Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht që raportet vërtetuan dështimin në mbrojtje të Arlinda Zekajt. Raportet e…
Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e së premtes. Kjo nuk lidhet me punën e tij në këtë institucion…
Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Abdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin
“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë
Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen
A po i ashpëson Bashkimi Evropjan kërkesat ndaj shteteve kandidate për anëtarsim?
Gjurmë në kujtesën e kombit (1)
Vota popullore: Kontratë demokratike apo licencë për arrogancë politike?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Ylli i reality-show-t, Lisa Rinna, 63-vjeçare, ka habitur ndjekësit duke rikrijuar paraqitjen virale të Kylie Jenner në tapetin…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar nga mediet e shtypit…
