Vdes gruaja e cila u përfshi nga zjarri në shtëpinë e saj në Pejë
Vdes gruaja e cila u përfshi nga zjarri në shtëpinë e saj në Pejë
Një grua që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri më 29 mars, vdiq dje.
Policia informoi se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës iu lirua familjarëve.
“Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë.”, u bë e ditur nga Policia.