TË FUNDIT

Ibrahimi ironizon Dimitrievskin: “Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”

Një nga përfaqësuesit e lartë të Lëvizjes Arbëria, Orhan Ibrahimi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili theksoi se derisa të jetë në Qeveri s’ka provim të jurisprudencës në shqip.

Ibrahimi ka zgjedhur ironinë për t’iu kundërpërgjigjur qëndrimeve të Dimitrievskit, duke e krahasuar atë me politikanin serb Ivica Daçiq.

“Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Ironia e Ibrahimit i referohet edhe lidhjes së njohur politike dhe takimit të mëparshëm mes Dimitrievskit dhe Ivica Daçiqit në Kumanovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *