Roma del me pikë të plota nga një ndeshje spektakolare ndaj Udineses
Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e nisi furishëm takimin dhe krijoi epërsi të madhe që në pjesën e parë.
Bryan Cristante zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë, duke shënuar me kokë pas një krosimi të bukur për 1-0.
Roma vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 31-të Rodrigo Mora dyfishoi epërsinë, pasi u gjend i vetëm përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë (2-0).
Vetëm tri minuta më vonë, Donyell Malen realizoi për 3-0, ndërsa në minutën e 37-të Evan Ndicka shënoi golin e katërt me kokë, pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Matias Soule.
Kështu, Roma shkoi në pushim me një epërsi bindëse prej katër golash, duke e vendosur veten në një pozitë shumë të favorshme për ta fituar ndeshjen.
Megjithatë, Udinese reagoi në pjesën e dytë. Nicolo Zaniolo ngushtoi rezultatin në 4-1 në minutën e 50-të, ndërsa Matteo Palma shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 78-të, duke e çuar rezultatin në 4-2.
Pavarësisht tentimeve të Udineses për ta bërë ndeshjen më interesante, Roma arriti ta realizojë edhe golin e pestë në minutën e 92-të përmes Danilo Ghilardit për 5-2.
Me këtë triumf, Roma shkon në kuotën e 24 pikëve dhe vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelën e Serie A./ Telegrafi /
